Përzgjedhja
Shkojmë te kantina, provojmë gamën, marrim vetëm etiketat që kanë një rol të qartë në tryezë. Asnjë referencë për të zgjatur listën.
Elite Wines
Elite Wines importon dhe shpërndan verëra premium në Shqipëri.
Nuk jemi një magazinë me mijëra referenca. Jemi një portofol i ngushtë, i zgjedhur etiketë për etiketë, që mbulon momentet reale të një liste verërash: aperitivi, pjata e peshkut, mishi, shishja e festës.
Sot punojmë me shtëpi në Itali, Spanjë, Portugali dhe Kili: Cantine Belisario në Matelica dhe Bisson në Chiavari, Casa de la Ermita në Jumilla, Milénico në Ribera del Duero, El Progreso në La Mancha dhe Félix Solís Avantis në Valdepeñas, DFJ Vinhos në Alenquer, Viña Casa Solís në Cachapoal. Secila sjell diçka që nuk gjendet lehtë në tregun shqiptar.
Shërbejmë të dy kanalet: operatorët — hotele, restorante, beach club, enoteka — dhe klientët privatë që porosisin shishe për vete ose për dhuratë.
Vera duhet të tregojë vendin nga vjen — jo teknikën e kantinës.
E njëjta cilësi nga një vit në tjetrin, sepse lista juaj nuk mund të ndryshojë çdo muaj.
Çdo etiketë hyn për një arsye të qartë, jo për të zgjatur katalogun.
Shkojmë te kantina, provojmë gamën, marrim vetëm etiketat që kanë një rol të qartë në tryezë. Asnjë referencë për të zgjatur listën.
Dokumentacioni, akciza, transporti i kontrolluar në temperaturë dhe magazina në Tiranë. Vera mbërrin siç ka dalë nga kantina.
Dorëzim në Tiranë dhe në bregdet, rifurnizim i shpejtë në sezon, trajnim i stafit dhe materiale për sallë.
Marche · Matelica Cantine Belisario Verdicchio di Matelica
Jumilla · Jumilla, Murcia Casa de la Ermita Linja Lunático
Liguria · Chiavari Bisson Abissi — verë shkumëzuese e maturuar në det
Ribera del Duero · San Martín de Rubiales, Burgos Bodegas y Viñedos Milénico Tempranillo në 850 metra
La Mancha · Villarrubia de los Ojos, Ciudad Real Bodegas El Progreso Ojos del Guadiana
Lisboa · Alenquer, Lisboa DFJ Vinhos Quinta de Porto Franco
Valdepeñas · Valdepeñas, Ciudad Real Félix Solís Avantis Viña Albali
Valle de Cachapoal · Valle de Cachapoal Viña Casa Solís Casa Solís
Elite Wines shet pije alkoolike. Për të vazhduar duhet të jeni mbi 18 vjeç.
Kjo faqe është vetëm për të rriturit. Ju presim kur t’i mbushni.