Karta Digjitale Elite
Karta juaj e verërave si faqe web, në shqip, anglisht dhe italisht, me foto, histori dhe çmime gjithmonë të sakta. Në tavolinë mbetet vetëm një QR.
-
Çfarë bën lokali
Asgjë. Na jepni listën që keni sot dhe çmimet tuaja. Nga aty punojmë ne.
-
Çfarë bëjmë ne
Ndërtojmë faqen në tri gjuhë, me foto dhe historinë e secilës etiketë. Kur ndryshoni një çmim ose hiqni një verë, e përditësojmë brenda ditës.
-
Çfarë sheh mysafiri
Skanon QR-in dhe hap kartën në gjuhën e vet. Pa aplikacion, pa shkarkim, pa letër të vjetruar në dorë.
Pse funksionon
Karta nuk vjetrohet
Çmimi që sheh mysafiri është ai që paguan. Pa rreshta të mbuluar me stilolaps, pa etiketa që kanë mbaruar javën e kaluar.
Turisti lexon në gjuhën e vet
Në sezon një pjesë e mirë e tavolinave nuk lexon shqip. Anglishtja dhe italishtja janë aty pa u kërkuar.
Kamarieri ka çfarë të tregojë
Çdo etiketë ka historinë e vet në faqe: nga vjen, si është bërë, me çfarë shkon. Salla nuk mbetet pa përgjigje.
Na shkruani në WhatsApp me emrin e lokalit dhe listën që keni sot. Pjesa tjetër është punë e jona.